Një 25 vjeçare ka denoncuar në polici bashkëjetuesin e saj dhe një grua 34 vjeçare se e kanë shfrytëzuar për prostitucion një vit më parë.
Menjëherë pas deklarimit të 25-vjeçares, ka nisur puna për kapjen e dy shtetasve, si dhe për provimin e rrethanave të këtij kallëzimi.
Nga verifikimet e deritanishme, ka rezultuar se 34 vjeçarja është aktualisht në kërkim, e dënuar me 8 vjet burgim, në vitin 2021, nga Gjykata e Apelit e Korçës, për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al