Përplasi 4 vjeçarin që po kalonte rrugën me nënën e tij, e pëson shoferi në Korçë

schedule15:03 - 29 Tetor, 2024

schedule 15:03 - 29 Tetor, 2024

Një 41 vjeçar është procedurar penalisht për një aksident të ndodhur një ditë më parë në Korçë.

Ai ka përplasur një 4 vjeçar që po kalonte rrugën me nënën e tij. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, për një aksident rrugor në lagjen nr. 8, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, për shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Me automjetin që drejtonte, 41-vjeçari ka përplasur një 4-vjeçar që po kalonte rrugen, me nënën e tij. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!