Debuton si titullar në Serie A, Ndoj gati për duelin me Romën

schedule13:57 - 24 Nëntor, 2019

schedule 13:57 - 24 Nëntor, 2019

Brescian e pret një ndeshje e vështirë. “Dallëndyshet” do të përballen me Romën e Fonsecës në “Olimpico”, duel që nis në orën 15:00. Miqtë vijnë nga katër humbje rresht në kampionat, renditen në vend të fundit dhe do të bëjnë të pamundurën për t’u rikthyer te pikët.

Fabio Grosso, trajneri i Brescias, ka zgjedhur formacionin dhe ka vendosur t’i japë një fanellë titullari Emanuele Ndojt. Mesfushori i kombëtares kuqezi do ta nisë për herë të parë si titullar një ndeshje në Serie A.

23-vjeçari numëron 59 minuta aktivizim deri tani në elitën e futbollit italian dhe sot do të formojë bashkë me Tonalin e Bisolin treshen e repartit të mesfushës. Formacioni i Brescias (4-3-1-2): Joronen; Sabelli, Chancellor, Cistana, Martella; Ndoj, Tonali, Bisoli; Romulo; Donnarumma, Torregrossa. ​/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!