Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur një tjetër kryebashkiak, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhet fjalë për Eduard Duron, kryebashkiakun e Devollit që i është komunikuar akuza e “shpërdorim të detyrës”.
Komunikimi i akuzës iu bë pak ditë më parë, pasi Duro dyshohet se licensoi një biznes karburanti që ishte ndërtim pa leje. Prokuroria e Posaçme nisi hetimet pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e posaçme nga një subjekt tjetër.
/abcnews.al/