Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fuste ilaçe kontrabandë nga Greqia/ Arrestohet 39-vjeçari, i shiste në farmacinë që administronte

schedule10:44 - 29 Tetor, 2024

schedule 10:44 - 29 Tetor, 2024

KORÇË- Në Korçë është arrestuar një 39-vjeçar, i cili kishte kontrabanduar nga Greqia, 1637 kuti me ilaçe, për t’i shitur në farmacinë që administronte si biznes familjar.

Procedohet penalisht bashkëshortja e të arrestuarit, farmaciste në këtë biznes.

Procedohet penalisht dhe babai i saj, pasi në banesë iu gjetën kutitë me ilaçe dhe 83 steka me paketa me cigare, gjithashtu pa pullë fiskale. Autoritetet kanë sekuestruar ilaçet, pa pullë fiskale.



Nga hetimet e deritanishme dyshohet se  39-vjeçari kontrabandonte ilaçe nga Greqia, për t’i shitur në biznesin e familjes, farmacinë ku punonte bashkëshortja e tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!