Prej orës 20:45, në teatrin “Chatelet” të Parisit ka nisur ceremonia e 68-të e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim favoriti absolut mbetet “shkatërruesi” i mesfushës së Manchester City, Rodri, ku një fakt të madh që e konfirmon këtë është edhe gjithë mungesa e lojtarëve të Real Madrid.
Pas dorëzimit të “Copa Trophy” dhe shpalljes së klubit më të mirë në futbollin e meshkujve dhe atë femrave, nderimeve në kujtim të legjendës gjermane, Franz Beckenbauer, si dhe çmimit për sulmuesin më të mirë “Gerd Muller”, tashmë ka ardhur radha e një tjetër trofeu prestigjioz për t’u dorëzuar.
Bëhet fjalë për çmimin “Lev Yashin”, për portierin më të mirë të sezoni, me “gardianin” .. argjentinas Emiliano Martinez, i cili mposhti në garë “yje” si Donnaruma, Maignan, Lunin dhe Unai Simon, për të “rrëmbyer” trofeun që u dorëzua nga “bomberi” argjentinas, Lautaro Martinez. /i.m /abcnews.al
EMILIANO MARTINEZ IS THE 2024 YACHINE TROPHY WINNER! Argentina goalkeeper extends his reign! #TrophéeYachine #ballondor @AVFCOfficial @championsleague pic.twitter.com/lpykGx38zV
— Ballon d’Or (@ballondor) October 28, 2024