Vendi ynë gjatë kësaj jave pritet të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Meteorologu Hakil Osmani, në parashikimin e bërë për javën tha se temperaturat e ajrit do të jenë të larta ku pritet të arrijnë deri në 28-29 gradë celsius, ndërsa nga e enjtja parashikohet që të ketë rënie të temperaturave
“Vendi gjatë kësaj jave do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të ketë intervale të gjata me kthjellime. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë orëve ta para të ditës. Temperaturat e ajrit do të jenë të larta në vendin tonë, që arrijnë deri në 28 -29 gradë celsius, ndërsa mëngjeset do të jenë më të freskëta. Të enjten dhe në vijim kemi rënie të temperaturave që arrijnë në vlerën 26 gradë celsius. Vendet e rajonit mbeten në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, dhe do të ketë alternime e kthjellime vranësirash. Maksimumet në Kosovë do të jenë 23-24 gradë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut arrijnë deri në 25 gradë celsius. Ndërsa pjesa e dytë e javës do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit”, tha ai.
/abcnews.al/