Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Përplasen dy automjete, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

schedule15:58 - 27 Tetor, 2024

schedule 15:58 - 27 Tetor, 2024

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal në anë të rrugës.

Sipas burimeve, automjetin që goditi murin rrethues kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët u dërguan në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banorëve për të nxjerrë të dëmtuarit nga automjeti që përfundoi në kanal.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e plota të këtij aksidenti./abcnews.al