Policia e Durrësit ka arrestuar 34 vjeçarin Bruno Daliu, pasi ka goditur gjyqtarin e ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku lojtari i Tiranës, Daliu, sulmoi me grushte një nga gjyqtarët e sfidës, Jurgen Muho.
Burime nga policia bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin 34 vjeçarin, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë: Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar për veprën penale “Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin:
B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./abcnews.al