Hetimi për inceneratorët/ SPAK kërkon në Apel ndryshimin e vendimit të shkallës së parë

schedule13:06 - 25 Tetor, 2024

schedule 13:06 - 25 Tetor, 2024

Prokuroria e posaçme i ka karkuar gjykatës së apelit, ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën e “shpërdorim  të detyrës të kryer në bashkëpunim,  ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarin e kësaj ministrie Alqi Bllako.

Në seancën e së premtes, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar me 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën përveç akuzave të korrupsionit e pastrimit të parave kërkuan që të  dënohet edhe  për shpërdorim detyre.

Ish-ministri Koka  është dënuar në shkallën e parë me 5 vite e 6  muaj burg me gjykim të shkurtuar, ndërsa nësë gjendet fajtor edhe për shpërdorim detyre do të vuajë dënimin me një vit e 2 muaj heqje lirie.

Po kështu prokuroria kërkoi edhe konfiskimin e pasurivë  të Kokës dhe kalimin e tyre në favor të shtetit. Ndërsa dy biznesmenët e inceneratorit që janë ende në kërkim, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë dënuar nga shkalla e parë  me nga 6 vite e 8 muaj burg secili.

Ndërsa Stela Gugallja  që mbante postin e administratorës së inceneratorit të Elbasanit u dha dënimi me 4 vite e 8 muaj heqje lirie.

Nga ana tjetër për ish-anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u shkalla e parë ka dhënë dënime me  nga 2 vite e 8 muaj heqje lirie.