Shqiptari Daniel Nurka u shpall disa muaj më parë fitues i edicionit të radhës “Survivor” në Greqi, duke fituar 100 mijë euro. Ai sfidoi kandidatët e tjerë dhe fitoi pas disa garave të ndryshme për 6 muaj.
Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, aktori shqiptar tha se se kishte menduar që do të arrinte deri në fitore. Ai tregoi se vetëm muajin e parë të reality show-t humbi 9 kilogramë.
“Isha i ftuar. Më ftuan si aktor. Kalova disa teste. Ramë dakord në të gjithë fazat dhe shkova. Ishte viti i parë që nuk votonte publiku, ishte vetëm me sfida por mua më eci mirë. Edhe ditën e fundit që isha nuk e ndjeja se do isha fitues. Doja që të arrija finale. Në fillim thosha sa të rri, por ndërsa kalonte koha thosha se mundesha. Nuk e besoja se do të fitoja por në tre lojërat e fundit thashë “ok jam shumë afër që të fitoj”. Ishte hera e parë që ishte live finalja. Më e vështirë është psikologjia, që të mos hash shumë dhe mundohesh të bësh sa më mirë me atë që ka.”, deklaroi Danieli.
I pyetur për mundësinë e një karriere si aktor jashtë Greqisë, ai tha:
“Si fillim do të rri këtu ku u rrita dhe kam familjen, por nuk është se e kam stakuar mendjen ose këtu ose fare. Por jam i hapur në ide që ta provoj edhe jashtë. Duhet të provojmë të hedhim hapa, mbase se na del, mbase edhe jo por prapë por nuk e provove nuk do ta kuptosh kurrë”, u shpreh ai. /abcnews.al