Seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha do të mbahet më 25 nëntor, pasi avokatët kërkuan më shumë kohë. Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Mentor Nazarko, ndërsa foli për çështjen ndaj Berishës, tha se masa “arrest shtëpie” ndaj tij është favorizuese.
Nga ana e tij Ergys Mërtiri, u shpreh se cilido të jetë rezultati Berisha ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke shtuar se ka bërë vetëgjyqësi.
Pjesë nga biseda në studio:
Skënder Minxhozi: Tani që dosja e voluminoze e Berishës ka marrë rrugën e gjykimit, mund të dalë dikush që të marrë një vendimin që do të ishte anti-historik?
Mentor Nazarko: Ata kanë ankimuar masën e sigurisë ndaj Berishës. Nëse masa e sigurisë do të ishte më e rëndë jo arrest shtëpiak, pasi mendoj që kjo masë është deri diku favorizues. Ai praktikisht mban fjalime, komunikon me gazetarë. Brenda këtij koncepti mendoj që avokatët po tentojnë që të gjejnë një vrimë. Unë imagjinoj që edhe për shkak të moshës dhe statusit prokuroria ka toleruar, duket që ka një luftë për kohën. 21 janari po lëvizet shumë shpejt dhe ky moment që është disa muaj para fushatës zgjedhore është përshpejtues.
Minxhozi: Bëhet fjalë për një masë sigurie por kemi një korpus akuze që është shumë imponues. Pra nga koha që SPAK ka hyrë dhe ka bërë paralelisht siç është në stilin e SPAK një investigim të thelluar pasuror të tyre dhe pasi i ka mbledhur i ka hedhur në formën e qindra faqeve, si edhe tarifa.
Ergys Mërtiri: Ai shkeli urdhrin e gjykatës. Masa ishte se Berisha ka shkelur vendimin e gjykatës. Rruga se si ndiqet është të shkosh në Gjykatë Kushtetuese dhe vetëm ajo mund ta rrëzojë vendimin e gjykatës. Në këtë moment Berisha ka bërë vetëgjyqësi. Nuk e shfuqizon vendimi i gjykatës shkeljen ndaj masës së sigurisë
/abcnews.al/