Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Merrte makina me qira nëpërmjet mashtrimit, arrestohet 26 vjeçari në Elbasan

schedule09:43 - 22 Tetor, 2024

schedule 09:43 - 22 Tetor, 2024

Një 26 vjeçar, që ishte shpallur në kërkim për mashtrim, është arrestuar nga policia e Elbasanit. Sipas policisë, i riu ka marrë dy makina me qira nëpërmjet mashtrimit dhe më pas nuk i ka kthyer.

Me datë 27 Shtator, ky shtetas ka marrë një makine me qira në një biznes në Elbasan, dhe nuk e ka kthyer pas. Edhe me 1 Tetor ai ka marrë një tjetër makinë me qira që s’e ka kthyer as atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!