Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg për korrupsion

schedule07:34 - 22 Tetor, 2024

schedule 07:34 - 22 Tetor, 2024

Ish presidenti i Perusë, Alejandro Toledo është dënuar me 20 vjet e 6 muaj burg për korrupsion dhe pastrim parash.

Ai akuzohet se ka marrë 35 milionë dollarë ryshfet nga një kompani ndërtimi braziliane, së cilës iu dha një kontratë për të ndërtuar një rrugë në Perunë jugore.

Toledo, 78 vjeç,  ka mbajtur detyren e Presidentit ne Peru mes  viteve 2001 dhe 2006. Ai u arrestua pesë vjet më parë në Kaliforni, ku kishte jetuar dhe punuar për shumë vite, dhe u ekstradua në Peru vitin e kaluar.



Kompania braziliane Odebrecht (odebresh) pranoi se kishte paguar miliona dollarë ryshfet për zyrtarët në të gjithë Amerikën Latine dhe SHBA për të siguruar kontrata qeveritare.

Në vitin 2019, një tjetër ish-president peruan, Alan García, qëlloi veten kur policia mbërriti në shtëpinë e tij për ta arrestuar mbi akuzat për ryshfet.  Ne hetimin per marrjen e rryshfetit nga Kompania Braziliane e ndertimit jane gjithashtu edhe dy president te tjere te Peruse.

Ish presidenti i Perusë, Alejandro Toledo i cili u dënua me 20 vite e 6 muaj burg kishte qene subjekt I nje hetimi nga Departamenti Amerikan I Drejtesise qe prej vitit 2016. Ne kete hetim te autoriteteve Amerikane eshte perfshire edhe Meksika, Guatemala dhe Ekuadori./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!