“Ligj për të njohuar vitet e punës para ‘94”, Rama: Synojmë që nga përqindja e rritjes ekonomike, pensionistët të përfitojnë të parët

schedule12:19 - 21 Tetor, 2024

schedule 12:19 - 21 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me pensionistët, deklaroi po punohet për një lidh që njeh automatikisht vitet e punës përpara vitit 1994. Kryeministri premtoi gjithashtu se nga përqindja e rritjes ekonomike të vendit, kategoria e pensionistëve do të jenë të parët që do të përfitojnë.

“Kemi rreth 40 mijë veta që dalin në pension nga ish kooperativa. Atje është histori tjetër dhe janë 3 mijë procese gjyqësore në vit që i hapin nga tronditja. Si del kjo llogari. Do të bëjmë një ligj, një njohje automatike të viteve të punës përpara ’94, prapë një barrë direkte për buxhetin por në fund të ditës shyqyr që ekonomia po na funksionon dhe që era e ekonomisë është në favor dhe rritja vazhdon.

Ky është optimizmi im për pensionet dhe qëllimi është që të arrijmë të kushtëzojmë qeverinë me ligj, që në përqindjen e rritjes ekonomike, kur ka rritje ekstra, pensionistët të jenë përfituesit e parë. Të sigurt që do ta arrijmë.”, u shpreh Rama./abcnews.al