Dhurata e Francës për Çlirimin: E firmosur nga Deschmps e Griezmann

schedule15:37 - 23 Nëntor, 2019

schedule 15:37 - 23 Nëntor, 2019

Shqipëria feston këtë vit 75 vjetorin e çlirimit dhe për këtë, ambasadorja e Francës në Shqipëri, zonja Christina Vasak tregoi një dhuratë të veçantë nga ekipi i futbollit të këtij shteti për  Tiranën.

Bëhet fjalë për një bluzë të firmosur nga i gjithë ekipi i Francës që luajti pak ditë më parë ndaj Shqipërisë, të cilën ajo e prezantoi për herë të parë gjatë intervistës për Abc News, dhënë gazetarit Endri Xhafo.

“Është një bluzë që ka një histori. Përpara një jave, kur ishte ky takim i famshëm për të cilin ju po flisni, Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit Noël Le Graët dhe gjithë ekipi i Francës, deshën të bënin një dhuratë të veçantë për qytetin e Tiranës me rastin e 75 vjetorit të Çlirimit”, tregon ajo. 

Ajo shprehet se në bluzë gjenden edhe firmat e Didier Deschmps apo Griezmann.

 “Mbrapa është “Tirana 75″, në përkujtim të 75 vjetorit të Çlirimit”, tregon ajo duke iu përgjigjur edhe pyetjes së gazetarit Xhafo se kush do ta marrë atë. “Ju jeni të parët që po e shihni. Kjo bluzë na u soll të dielën e kaluar dhe e çuam menjëherë t’i bënim këtë kornizë, që duhet që të ishte e dukshme nga të dyja krahët dhe e morëm vetëm sot në mëngjes dhe thamë t’jua tregonim”, tregon ambasadorja.

INTERVISTA E PLOTË

Dhurata do të dorëzohet javën tjetër, në prag të festave, në Bashkinë e Tiranës.

Ambasadorja flet për akuzat ndaj trupit diplomatik, mosmarrëveshjet e Francës me Gjermaninë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin europian, dhe tregon për herë të parë për kameran tonë një dhuratë të posaçme që Federata Franceze e Futbollit i ka bërë Shqipërisë me rastin e 75 vjetorit të çlirimit.

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Kristina Vasak, me profesion juriste, ka pasur një eksperiencë të gjatë diplomatike në Gjermani dhe Holandë, pikërisht dy vende që në Këshillin e fundit europian patën qëndrime të kundërta për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Bashkimit europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!