Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:35 - 20 Tetor, 2024

schedule 07:35 - 20 Tetor, 2024

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar ku më të dukshme; vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke sjellë rrebeshe shiu; shira më të akët do të këtë në jug të territorit.

Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të theksuar të motit duke bërë që i gjithë territori të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga1 0°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!