Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë një sherri ka tentuar të godasë me thikë një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Përmet dy ditë më parë.
Sipas policisë gjatë një konflikti të çastit 27-vjeçari ka tentuar të qëllojë me thikë 17-vjeçarin. Thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.