“Opozita po përpiqet të provokojë incidente”/ Nazarko: Veprime të tilla as nuk motivojnë militantët dhe as nuk tërheqin elektorat

schedule19:37 - 17 Tetor, 2024

schedule 19:37 - 17 Tetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko thotë se opozita, me tensionet në Kuvend dhe jashtë tij, po përpiqet që të provokojë incidente dhe të prodhojë lajme ndërkombëtare. Në një intervistë për Juli Krisafin, ai shtoi se veprime të tilla nuk prodhojnë asgjë, pasi as nuk motivohen militantët dhe as nuk tërheqin elektorat.

“Që ta krahasojmë sjelljen e opozitës me konceptin e mosbindjes ka një diferencë të madhe. Sa i takon objektivave, është e qartë që në pikëpamje politike, opozita synon që të provokojë incidente që më pas të prodhohen lajme, që kanë në themel dhunë shtetërore ndaj opozitës.

Qëllimi tjetër që nënkuptohet është ai i ndërtimit të një imazhi të një Shqipërie që mbron institucionet e veta në mënyrë të përforcuar me trupa ushtarake të sigurisë të veçantë, me forca speciale, një pamje që nuk do të ishte jo shumë simpatike për imazhin aktual ndërkombëtar të vendit.

Nuk prodhojnë në pikëpamje të afirmimit elektoral të opozitës, nuk prodhojnë asnjë rezultat konkret. Nuk motivohen më shumë militantët, as nuk tërhiqet pjesa gri elektoralisht prej këtyre veprimeve dhe as shumica nuk ndihet e kërcënuar që të bëjë ndonjë lëshim që të justifikojë dhunën që përmbajnë veprime të tilla.”, u shpreh Nazarko./abcnews.al