Tjetër aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset një person

schedule19:23 - 17 Tetor, 2024

schedule 19:23 - 17 Tetor, 2024

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit. Në aksident janë përfshirë dy automjete e për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend gjatë kësaj të enjte, me një bilancë tre persona të plagosur. Te të dyja rastet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve./abcnews.al