Rutte mbledh për herë të parë ministrat e Mbrojtjes të NATO-s

schedule12:04 - 17 Tetor, 2024

schedule 12:04 - 17 Tetor, 2024

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s janë në Bruksel për një takim dyditor, i fokusuar në luftën në Ukrainë, planet e ardhshme të mbrojtjes të aleancës dhe prodhimin e industrisë së mbrojtjes.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të kryesojë takimin e ministrave të Mbrojtjes për herë të parë pas marrjes së detyrës. Të pranishëm do të jenë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov.

Aleanca ushtarake perëndimore mblidhet në selinë e NATO-s pasi presidenti ukrainas Volodomir Zelensky zbuloi një “plan fitoreje” të shumëpritur për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Zelensky bëri thirrje për një ftesë të menjëhershme për t’u bashkuar me NATO-n dhe përsëriti thirrjen e tij për të hequr kufizimet ndaj armëve perëndimore me rreze të gjatë që pengojnë Ukrainën të godasë objektivat thellë brenda Rusisë.

Ndërsa nënvizoi mbështetjen e aleancës për Ukrainën, Rutte dha një përgjigje të kujdesshme ndaj njoftimit të Zelensky, duke vënë në dukje se ai nuk mund të “mbështesë të gjithë planin”.

Anëtarësimi në NATO për Ukrainën është një temë e diskutueshme për aleancën, e cila ka frikë nga një përshkallëzim i luftës që do të përhapte konfliktin me Rusinë tek anëtarët aktualë të aleancës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!