Zbardhet dëshmia e Behar dhe Safet Bajrit në seancë: Mos na mbani në burg pa të drejtë

schedule12:15 - 23 Nëntor, 2019

schedule 12:15 - 23 Nëntor, 2019

Vijon seanca te Krimet e Rënda për përcaktimin e masës së re të sigurisë për grupin “Bajri”, ndaj të cilëve u lëshuan nëntë urdhra arresti dy ditë më parë.

Gazetarja Glidona Daci raportoi për abcnews.al se të pandehuri janë shprehur se po i mbajnë në burg pa të drejtë, sipas tyre gjithçka e kanë nga prokurori Anton Martini.

“Mos na mbani pa të drejtë. Gjithçka e kemi nga Anton Martini. Janë akuza të sajuara. Duan të na mbajnë në burg me çdo kusht”, janë shprehur të pandehurit, Behar dhe Safet Bajri.

Ndërkaq, seanca vijon prej më shumë se dy orësh ndërsa pritet që trupa gjykuese të tërhiqet për të marrë vendimin.

Mes të arrestuarve janë edhe dy të dashurat e Behar Bajrit të përfshira edhe këto në aktivitetin e tij kriminal.

Sipas porganit të akuzës, Jorida Murati shkonte rregullisht për të takuar Behar Bajrin në Holandë dhe porositë e tij ia përcillte pjesës tjetër të grupit.

Ndërkohë një tjetër femër është e përfshirë, e cila kryente punësim te paligjshme në OSHEE-në e Shkodrës për llogari të grupit kriminal Bajri. Bëhet fjalë për F.Gj e dashura tjeter e Behar Bajrit. Edhe kjo punësonte njerëz fiktivisht në OSHEE-në e Shkodrës, për llogari të grupit “Bajri”.

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda Tiranë, pranoi dje kërkesën e mbrojtësit avokatit Arbër Hoxha dhe 4 anëtarëve të grupit “Bajri” për shuarjen e masës së sigurisë të vitit 2018, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit. Megjithatë, anëtarët e grupit Bajri do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, pasi ndaj tyre, mbetet në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” dhënë të mërkurën.

4 anëtarët e grupit Bajri u arrestuan në kuadër të operacionit “Oaz”. Po sipas hetimeve, anëtarë të grupit Bajri, në bashkëpunimin me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!