Tensione në Kuvend/ Majko-opozitës: Përse keni hedhur molotov në selinë e PS? Kjo s’ka ndodhur as në ‘98

schedule10:22 - 17 Tetor, 2024

schedule 10:22 - 17 Tetor, 2024

Kjo seancë e radhës nuk ka nisur normalisht, por është shoqëruar me kaos e tension jashtë ambienteve të Kuvendit. Kjo për shkak të deputetë të opozitës të përjashtuar kanë tentuar të hyjnë me forcë në Kuvend duke u përplasur edhe me Gardën. Ndërsa në Kuvend ka vijua seanca, gjatë fjalës së tij Pandeli Majko komentoi protestën e dhunshme të opozitës ku u dogj edhe selia e PS.

Pandeli Majko drejtuar deputetëve të opozitës u shpreh: “Unë ju respektoj ju dhe kolegët e PD. Për ju si ish-kryetar i PD meqë përmendët të kaluarën kam një pyetje që doja përgjigje nga ju. Kjo nuk ka ndodhur as në shtator të ’98 kur politika ka shkëmbyer plumba me njeri-tjetrin. Si e konsideroni këtë akt? Çfarë domethënie ka kjo? Dua përgjigjen tuaj zotëri?

Petrit Vasili u shpreh: Gardistët nuk na lanë tek dera sepse kemi urdhër sa të fillojë seanca. Këtë thonë ata që varen nga ky ministër i Brendshëm. Deputetë të padënuar rrinë atje dhe këtë do të na e shisni për normalitet. Këtu s’kemi ardhur për histori as për të thënë që njerëzit flasin apo jo, kanë gojë apo jo. Nëse keni këtë parlament në mendjen tuaj do të thotë që keni instaluar një regjim.

/abcnews.al/