Elon Musk u ka ofruar rreth 75 milionë dollarë grupit të tij të fushatës pro-Donald Trump, America PAC, gjatë një periudhe tre mujore, tregojnë zbulimet federale. Musk, shefi miliarder i Tesla, SpaceX dhe faqes së mediave sociale X, e shfaqi zyrtarisht mbështetjen për Trump në korrik pasi kandidati republikan i mbijetoi një atentati.
Dhe Musk, CEO i prodhuesit të makinave elektrike Tesla, ishte donatori i vetëm i grupit në atë periudhë. Pensilvania konsiderohet si një shtet vendimtar si për Trump ashtu edhe për Kamala Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Donacionet e Musk për America PAC e shtyjnë atë në klubin ekskluziv të mega donatorëve republikanë, një listë që përfshin gjithashtu trashëgimtarin bankar Timothy Mellon dhe miliarderen e kazinove Miriam Adelson.
Megjithatë, u raportua në fillim të këtij muaji se Musk ka financuar fshehurazi një grup politik konservator për vite me radhë, shumë përpara se të mbështeste Trumpin edhe publikisht.