Pedagogu Ermir Gjinishi thotë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Gjinishi u shpreh se Perëndimi nuk mund ta pranojë gjenocidin në Gaza.
Ndërsa ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enika Abazi deklaroi se Franca nuk po dërgon më armatime në Izrael.
Ermir Gjinishi: Nuk mund ta shkëputësh këtë që po ndodh me atë që nisi dy javë para 7 tetorit. Dy javë para se të ndodhte sulmi i Hamasit, kryeministri Netanyahu ishte në OKB dhe shpalosi para të gjithë botës hartën e re të Lindjes së Mesme dhe doli në projektin e ndryshimit të të gjithë Lindjes së Mesme. Tashmë ka filluar ofensiva e Netanyahut. Netanyahu ka përfituar gjithmonë nga mbështetja ndërkombëtare. Netanyahu po humbet mbështetjen e ndërkombëtarëve. Izraeli do të pushtojë territoret që i ka shpallur për krijimin e Izraelit të madh. Perëndimi nuk mund ta pranojë një masakër kaq të madhe, një gjenocid në Gaza. Netanyahu nuk ka lënë asnjë gazetar në Gaza. Goditi 170 gazetarë, janë vrarë. Ky do të bëjë krim të madh, dhe nuk do dëshmitarë. U goditën mediat ndërkombëtare. Kërkon të spostojë forcat e UNIFEL dhe të vazhdojë projektin e tij. Hezbollahu nuk është si Hamasi, është më i organizuar se Hamasi.
Enika Abazi: Kam përshtypjen që kohët e fundit nuk po shkojnë armatime në Izrael. Kanë ndaluar armatimet franceze. Franca është shumë e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme. Libani ka qenë nën zotërimin francez, më vonë, edhe gjatë krizave të ndryshme. Franca është munduar të jetë një shtet në krah të Libanit. Macronin e shqetëson politika e brendshme. Franca është vendi që ka popullsinë më të madhe myslimane në Evropë, rreth 7 milionë, të cilët janë tepër sensibël ndaj çështjeve në Lindjen e Mesme. Çështja e Palestinës është shumë e sensibilizuar në Francë.
Artur Meçollari: Ndodhi sulmi i datës 7 tetor. Më 8 tetor ka sulmuar Hezbollahu. Pas një viti, Hezbollahu godet akoma dhe nuk marrin masa për ta demilitarizuar. Goditja e forcave paqeruajtëse është gabim. Libani sot është në gjendje kaosi, nuk qeveriset. Kryeministri është i emëruar, jo i zgjedhur. Këtë që po bën sot Izraeli, e kanë pasur për 18 vjet forcat paqeruajtëse. Nuk e ka kryer./abcnews.al