Agjencia Kombëtare e Hapësirës Amerikane (NASA) ka dërguar një anije kozmike në hënën e akullt të Jupiterit.
Anija kozmike Europa Clipper është ngritur nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, pasi plani origjinal u anulua për shkak të uraganit Milton, shkruan AP.
Duke përjashtuar problemet e mëtejshme, anija kozmike gjashtë tonëshe, më e madhja që NASA ka ndërtuar ndonjëherë për një mision planetar, do të kalojë përtej Marsit dhe do të kthehet në orbitën e Tokës përpara se të katapultohet drejt Jupiterit dhe të fluturojë më shumë se tre miliardë kilometra derisa, në vitin 2030, të arrijë në destinacion.
Megjithëse qëllimi i misionit prej 5 miliardë dollarësh nuk është kërkimi i drejtpërdrejtë i jetës në hënën e ftohtë të Jupiterit, instrumentet e sondës do të skanojnë sipërfaqen e Evropës për gjurmë të përbërjeve organike dhe do të zbulojnë gazrat e lëshuara për të vlerësuar nëse hëna e Jupiterit është e përshtatshme për jetë./abcnews.al