PSG ka shënuar edhe golin e dytë kundër Lillë. Të parin e realizoi argjentinasi Mauro Icardi, vetëm 17 minuta pas nisjes së takimit, ndërkohë që pesëmbëdhjetë minuta më pas ishte Di Maria që ndëshkoi skuadrën mike.
Neymar ishte protagonist me një zbritje të shpejtë, por brazilianit i ndërhynë dhe ia hoqën topin nga kontrolli. Gjithsesi PSG e kishte sërish në kontroll dhe aksioni sulmues u finalizua me sukses nga Di Maria, që mjeshtërisht e dërgoi topin në rrjetë. /abcnews.al