Raporti i shëndetit përplas Harris Trump/ Dy kandidatët për president intensifikojnë fushatën

schedule15:22 - 13 Tetor, 2024

schedule 15:22 - 13 Tetor, 2024

Kanë mbetur vetëm pak javë nga zgjedhjet presidenciale e Shteteve te Bashkuara të Amerikës që do të zhvillohem me 5 nëntor dhe 2 kandidatët Kamala Harris dhe Donald Trump kanë intensifikuar fushatat e tyre.

Kandidati republikan, Donald Trump gjatë fushatës e tij në Kaliforni shpalosi edhe njëherë planin për emigracionin edhe krimin në vend. Ish-presidenti akuzoi kundërshtaren e tij demokrate Kamala Harris për importimin e “një grupi kriminal”, siç e clësoi ai, ndërsa e “sulmoi” atë edhe për aftësitë e saj si prokurore e përgjithshme e shtetit.

“Ajo solli një ushtri të paligjshme të anëtarëve të bandës “aliene” të ushtrisë dhe kriminelëve emigrantë. Ata vijnë nga vendet e Botës së Tretë. Çfarë dreqin nuk shkon me vendin tonë?”.

Kandidati republikan u kërkoi mbështetësve të tij që të votonin për të për të parandaluar që Harris t’i bënte Amerikës “atë që i bëri Kalifornisë”. Trump humbi Kaliforninë në vitin 2020, ndërsa është thuajse e sigurt sigurt se do ta humbasë atë përsëri këtë vit.

Megjithatë, ka arsye praktike pse ai zhvillon fushata në shtetin më të populluar të zgjedhjet presidenciale. Trump mori 6 milionë vota, më shumë se çdo kandidat presidencial i kampin republikan-së më parë.

Nga ana tjetër, Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris deklaroi se donald trump nuk është i përshtatshëm për të drejtuar vendin. Kandidatja republikane vuri ne dukje faktin se Trump nuk ka publikuar ende raportin e shëndetit.

“Unë nuk do t’ju jap një analizë mjekësore të aftësisë së tij, kur bëhet fjalë për atë që duhet të presim nga një president i Shteteve të Bashkuara rreth aftësisë për të ushtruar gjykim të mirë, si komandant i përgjithshëm dhe si udhëheqës i këtij vendi, ne e dimë se ai nuk ka aftësinë për të bërë këtë. Unë e ftoj publikun të shikojë fushatën e tij dhe të jetë vendimmarrësi për mprehtësinë e tij”.

Kandidatja presidenciale demokrate foli pas publikimit të raportit shëndetësor ku thuhet se se 59-vjeçarja Harris është me “shëndet të shkëlqyer” dhe ka “rezistencën fizike dhe mendore” për të shërbyer si president./abcnews.al