Tërmeti i fuqishëm godet Kosta Rikën, regjistrohen lëkundje sizmike me magnitudë 6.2

schedule23:25 - 12 Tetor, 2024

schedule 23:25 - 12 Tetor, 2024

Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur pjesët veriperëndimore të Kosta Rikës, por sipas informacioneve të deritanishme nuk ka shkaktuar dëme serioze.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte afër bregut të Paqësorit të Kosta Rikës, rreth 65 kilometra në veriperëndim të Tamarindo, afër kufirit me Nikaraguan, ku u ndje tërmeti, raporton AP.

Sipas raportit të USGS, tërmeti ishte në një thellësi prej rreth 18 kilometrash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!