“Artistin e Popullit” dhe Nderi i kombit, Robert Ndrenika, feston sot 76 vjetorin e lindjes. Urime per Mjeshtrin e skenës dhe ekranit Robert Ndrenika, kanë qenë të shumta në rrjetet sociale dhe mediat e shkruara i kanë dedikuar një vend të veçantë. Teatri Kombëtar e ka uruar në facebook: Gëzuar ditëlindjen mjeshtër!
Ju falenderojmë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në teatër dhe kinematografi.
Ndrenika është interpretues i më shumë se 35 filmave, midis te cilëve mund të përmendim “Horizonte te hapura”, “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lufte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert ne vitin 1936.
Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”./abcnews.al