Maratona e Tetorit Rozë/ “Vrapojmë në bulevard”, sensibilizim për gratë për kontrollin e gjirit

schedule15:27 - 12 Tetor, 2024

schedule 15:27 - 12 Tetor, 2024

“Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të përhapura te gratë në mbarë botën, ku sipas OBSH 2.3 milionë raste të reja diagnostikohen çdo vit. Zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje është thelbësore për të shpëtuar jetën.”

Qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmoret e Kombit” ia la vendin garës së vrapit për kancerin e gjirit, paraditen e 12 tetorit.

Maratonës, në shenjë sensibilizimi për të ndërgjegjësuar gratë dhe vajzat për sëmundjen që merr jetë, iu bashkua edhe 80 vjeçari Kajo Myftarago. Ndonëse i moshuari që nuk i ndahet asnjëherë sportit nuk mungon në asnjë maratonë, këtë herë mesazhin për gratë dhe vajzat e kishte shumë të qartë.

Të shërohen gratë. Marr pjesë vazhdimisht në gara të tilla. Gruaja është dhuratë e perëndisë. Uroj që gratë të më dëgjojnë“.

Garës “të vrapojmë për kancerin e gjirit” iu bashkuan dhjetëra gra dhe vajza në shenjë mbështetje dhe sensibilizimi, por edhe për të mbështetur financiarisht për të gjitha ato që po përballen me këtë betejë të vështirë.

“Do t’i bëja thirrje çdo gruaje që të bëjë kontrolle periodikisht sepse gratë janë shtylla e familjes, Unë bëj kontrolle vazhdimisht.”

Kanceri i gjirit prek të gjitha gratë, por rreziku rritet me moshën. Tetori rozë, i dedikohet kësaj sëmundje për të shparndarë sa më shumë informacion dhe të edukojë gratë për të mos neglizhuar asnjë shenjë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!