Aksident në Shkodër, makina përplas 43 vjeçaren që lëviste me biçikletë

schedule11:10 - 12 Tetor, 2024

schedule 11:10 - 12 Tetor, 2024

Një aksident është shënuar mëngjesin e së shtunës në vendin e quajtur “Ura e Kirit” në Shkodër.

Një automjet, që drejtohej nga një 59 vjeçar, ka përplasur një 43 vjeçare që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e biçikletës, e cila është nën kujdesi e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al