Stafi i Donald Trump ka kërkuar një avion ushtarak dhe automjete për të mbrojtur ish-presidentin gjatë javëve të fundit të fushatës së tij, raportuan të premten Neë York Times dhe Washington Post.
Kjo kërkesë vjen pas dy atentateve ndaj kandidatit republikan dhe informacioneve se Irani e ka vënë në shënjestër atë për t’u hakmarrë për vrasjen e Qassem Soleimani nga SHBA në janar 2020.
Një zëdhënës i Shërbimit Sekret, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e kandidatëve presidencialë, tha se Trump merr nivelin më të lartë të mbrojtjes, por konfirmoi se ndihmësit e tij kishin kërkuar më shumë.
Presidenti i SHBA Joe Biden, duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të premten, tha se ai kishte udhëzuar agjencitë e sigurisë që të mbronin Trumpin sikur të ishte një president.
“Unë i kam thënë departamentit që t’i japë atij çdo gjë që i nevojitet,” tha Biden.
Sipas mediave, bashkëpunëtorët e Trump janë në kontakt me shefin e shtabit të Shtëpisë së Bardhë Jeff Zients dhe drejtorin në detyrë të Shërbimit Sekret Ronald Roëe, në lidhje me forcimin e sigurisë./abcnews.al