Zgjidhja për një pension dinjitoz/ Skemat e pensionit privat dhe lehtësitë fiskale që ofron qeveria

schedule00:00 - 12 Tetor, 2024

schedule 00:00 - 12 Tetor, 2024

Më shumë se 41 mijë njerëz në Shqipëri janë tashmë pjesë e skemës së pensioneve private. Pas viteve 2009, pjesë e tregut financiar, në Shqipëri janë bërë edhe këto pensione, që synojnë ruajtjen e standardit të jetesës, të cilin çdo njeri ka arritur nëpërmjet punës, edhe gjatë moshës së tretë.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” të gazetarit Bardhi Sejdarasi, është trajtuar tregu i pensioneve private vullnetare, duke sjellë përvojën dhe praktikën e 6 fondeve të pensionit dhe katër shoqërive të administrimit.

Ky treg  me afro 7,2 miliardë lekë asete ose mbi 70 milionë euro,  shënon  rritje 1.4-1.5 herë çdo vit, iu ofron mundësi jo vetëm individëve që dëshirojnë të kenë një pension dinjitoz në periudhën e fundit të jetës së tyre, por edhe punëmarrësve ndërmarrjeve apo sindikatave të sigurojnë punonjësit e tyre.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” u bënë të njohura rrugët për të arritur te pensioni privat dhe sidomos përparësitë që sjell kjo skemë siç janë përfitimet 5 vjet më parë se skemat shtetërore, përfitime më të larta se skema shtetërore, në çdo rast janë të trashëgueshme, por edhe transparenca për anëtarët e Fondit.