323 banesa dhe 73 biznese janë dëmtuar nga përmbytjet e disa ditëve më parë në qytetin e Vlorës.
Është ky bilanci i deritanishëm nga verifikimet e emergjencave civile në qytetin bregdetar.
Sipas kreut të emergjencave civile, më I prekur nga vërshimi i ujërave mbetet rajoni 5.
200 mijë euro është fondi që pritet të miratojë Këshilli Bashkiak në Vlorë për të prekurit nga përmbytjet.
Prej ditësh, në Vlorë ka nisur puna për pastrimin e kanaleve të ujërave të larta dhe kanalizimeve, për të shmangur situata të tilla në vijim.