Hapet xhamia më e madhe në Ballkan/ Merr fund pritja 100-vjeçare, përurohet Namazgjaja

schedule17:25 - 10 Tetor, 2024

schedule 17:25 - 10 Tetor, 2024

Padurimi i besimtareve mysliman ishte i dukshem. Nga qytete te ndryshme kishin ardhur  heret para xhamise se namazgjase ne Tirane per ceremonine e perurimit.

Momenti i shumepritur per ta kishte mberritur. Pas kontrolleve te rrepta kalojne pragun e xhamise.

Myftiu i Tiranes Gazment Teqja i cili u prezantua si imam i xhamise se Namazgjase nis me leximin e ajeteve kuranore. Pas tij Enes Ersoj imami xhamise se madhe te Stambollit

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqise Rexhep Taip Erdogan mberriten bashke me bashkeshortet. Pas pershendetjeve me besimtaret nisen fjalet pershendetese.

Si per te treguar bashkejetesen fetare ne Shqiperi kryemistri Rama zgjodhi te citoje profetin Muhamed e Papa Francceakun, por nuk la pa permendur  figura si Skenderbeu e Ismail Qemali
Presidenti i  Turqise Rexhep Taip Erdogan u duk se mesazhin e pati dhe per ata qe i cileson te lidhur me levizjen e klerikut Fetullah Gylen.
Nuk tha emra, por akuzat nga Ankaraja nuk kane munguar dhe per drejtues te Komunitetit Myslyman te Shqiperise.

Ra ne sy mungesa e kryetarit te komunitetit mysliman te shqiperise  ndersa Kryetari i Komunitetit Myslyman te Turqise ishte ai qe sic i thone mysymanet beri dua per  xhamine.

Shiriti i perurimit u pre. Xhamia hapi dyert per besimtaret.

Mori fund keshtu nje pritje 100 vjecare, edhe me bllokime e debate. Cdo gje eshte e mire, kur perfundon mire.

/abcnews.al