Pas Presidencës në Kryeministri, Erdogan në takim kokë më kokë me Ramën

schedule12:19 - 10 Tetor, 2024

schedule 12:19 - 10 Tetor, 2024

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Erdogan dhe Rama do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Më pas, të dy liderët do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Kreu i Shtetit turk do të marrë pjesë personalisht edhe në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë, për të cilën ka patur një kundërshtim për shkak të akuzës së tij për drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilët Turqia i sheh të lidhur me lëvizjen gyleniste.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdoğan shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın, kreu i Çështjeve Fetare Ali Erbaş, kryekëshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün.

Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës së Erdogan, policia e kryeqytetit ka marrë disa masa dhe do të bllokojë disa rrugë në orarin e mbërritjes dhe takimeve të tij./abcnews.al