Një vit nga sulmi i Hamasit/ Izraeli: Jemi në gatishmëri me forca të shtuara

schedule09:28 - 6 Tetor, 2024

schedule 09:28 - 6 Tetor, 2024

Izraeli ka vendosur forcat e tij në gatishmëri përpara një vjetorit të sulmit të Hamasit më 7 tetor, pasi një zyrtar ushtarak tha se vendi po përgatitej për hakmarrjen e tij për sulmin raketor të Iranit.

Alarmi erdhi pasi Izraeli ishte i përfshirë në një luftë intensifikuar me grupin libanez Hezbollah, për të cilin shefi ushtarak, Herzi Halevi tha se do të goditet “pa lëshim apo afat”, shkruan France 24.

Përpara përvjetorit të së hënës, zëdhënësi ushtarak, Daniel Hagari tha në një konferencë televizive: “Ne jemi të përgatitur me forca të shtuara në pritje të kësaj dite”, kur mund të ketë “sulme në frontin e brendshëm”.

Të hënën, më 7 tetor, shënohet një vjetori i sulmit të kryer nga Hamasi në Izrael, që nxiti luftën në Gazë. Radikalët palestinezë vranë rreth 1.200 persona dhe rrëmbyen 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë rreth 42.000 palestinezë./abcnews.al