Torreira i hap derën Milanit, deklarata e tij tregon shumë

schedule11:31 - 22 Nëntor, 2019

schedule 11:31 - 22 Nëntor, 2019

Lucas Torreira mësohet të jetë objektivi kryesor i Milanit, me kuqezinjtë që kërkuan shërbimet e mesfushorit edhe gjatë merkatos së verës. Lojtari i Arsenalit nuk është aspak i lumtur në Londër dhe kërkon të rikthehet në Serie A, aty ku bëri ndeshje shumë të mirë me ekipin e Sampdorias.

Mesfushori me tipare mbrojtëse nuk po aktivizohet rregullisht nga trajnerin Unai Emery dhe kjo gjë, nuk e gëzon aspak, si dhe Torreira ka filluar të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij. Në një intervistë për mediet uruguaiane, Torreira pranoi se po shikon për alternativa më të mira.

“Për momentin, jam lojtar i Arsenalit dhe Arsenali më kërkon që të jem i fokusuar. Deri në janar, do të bëj detyrën time. Më pas, nuk e di çfarë do të ndodhë, por deri në janar jam lojtar i Arsenalit dhe do të fokusohem në detyrat e mia”, përfundoi mesfushori 23-vjeçar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!