“Albin kurti ia “ka lidhur këmbët” Kosovës me marrëveshjen e Ohrit” . Deklarata vjen nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti i cili në një intervistë për KosovaPress ka akuzuar kreun e qeverisë se me këtë dakordësi fokusi është në themelimin e asociacionit edhe jo në njohjen reciproke.
“Derisa në qeveritë paraprake kemi pasur letra të presidentëve amerikanë drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të dyja të angazhohen në proces të dialogut për njohje reciproke, tash kemi presion ndaj Kosovës që të angazhohet në themelim të asociacionit. Ky është dallimi dhe degradimi i dialogut gjatë këtij mandati”
Sipas hotit, Rezultatet në politikën e jashtme të qeverisë Kurti, ku perfshihen edhe marrëdhëniet me shqipërinë, janë zero.
“Komunikimi jonë me aleatët kryesorë është i cenuar me vendet kyçe të BE-së dhe SHBA-në. Po ashtu, edhe me Shqipërinë. Ka dy vjet që nuk ka mbledhje të përbashkët të dy qeverive… Kështu matet suksesi në politikën jashtme, jo me vizitat dhe takimet – ato duhet të prodhojnë diçka. Çka prodhojnë takimet e kryeministrit në SHBA? Çka kanë prodhuar në këto katër vjet?”
Hoti hodhi poshtë pretenidimet e qeverisë se ka shtrirë sovranitetin në veri, pasi sipas tij komuniteti serb nuk është përfshirë në institucione.
“Një qeverisje demokratike nënkupton përfshirje të komuniteteve lokale në qeverisje. Ne nuk mund të pretendojmë se kemi shtrirë institucionet e vendit në atë pjesë, për sa kohë komuniteti serb nuk është përfshirë në institucione.”
Ish kryeministri i koosvës tha se me qasjen e gabuar të qeverisë kurti, rrezokohet edhe përjashtimi i vendit nga mekanizmat rajonalë CEFTA dhe Procesi i Berlinit
“Vetëm ideja që Kosova mund të largohet nga ky mekanizëm është i dëmshëm. Sinjali që mund të dërgohet tek investitorët, partnerët, aleatët dhe partnerët tjera është i dëmshëm. Qasja e tillë e qeverisë nuk i përligj këto argumente që mund t’i kenë. Ne mund t’i fuqizojmë kufijtë, rrisim shkallën e gatishmërisë pa pasur nevojë për masa tjera që na rrezikojnë Procesin e Berlinit dhe CEFTA”
Ai ka edhe një porosi për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Këta të dy, presidentja dhe kryeministri, kanë shumë përgjigje që duhet të japin ndaj qytetarëve për mashtrimet kolosale që iu kanë bërë qytetarëve në të gjitha fushat. Besoj, se nuk mund t’i ikin kësaj përgjegjësie”