Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen dy furgonë, një i plagosur

schedule17:45 - 4 Tetor, 2024

schedule 17:45 - 4 Tetor, 2024

Dy furgonë janë përplasur në aksin Levan-Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në Buzëmadh të Cakranit.

Dyshohet se përplasja u shkaktua nga manovra e gabuar e njërit prej drejtuesve.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një prej drejtuesve, i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al