French Montana është shtruar në spital të enjtën për shkak të shqetësimeve kardiovaskulare .
Autoritetet thonë se reperi 35-vjeçar u transportua me ambulancë nga shtëpia e tij në një spital të Los Angelos.
Montana , emri i vërtetë i të cilit është Karim Kharbouch,po merte ilaçe për trajtimin e dhimbjeve të stomakut dhe rrahjeve të shpeshta të zemrës.
Pavarsisht frikës së shtrimit në spital ,burime tregojnë se ai është i vetëdijshëm dhe në gjendje shumë të mirë.
Ai aktualisht po i nënshtrohet trajtimit dhe pritet të dalë nga spitali së shpejti.
Pas lajmeve për çështjet shëndetësore ,fansat i uruan shërim të shpejtë yllit të hip-hopit në mediat sociale./abcnews.al