Naftëtarët e Ballshit protestuan paraditen e sotme pasi kërkojnë rifillimin e punës në uzinë. Kjo e fundit ka dy muaj që është ndalur pasi sipas autoriteteve që administrojnë uzinën po kryhet remont në njërin prej reparteve të saj. 1200 naftëtarë rrezikojnë të mbeten pa punë sërish vetëm 1 vit pasi uzina u dha me qera nga ARMO. Punonjësit pretendojnë se ky është një justifikim dhe se në të vertetë firma që mori me qera uzinën ka hequr dorë prej saj. Disa muaj më parë u ndal puna edhe në rafinerinë e Fierit duke i transferuar 200 punonjësit e saj në uzinën e Ballshit. Në pritje të një sqarimi zyrtar naftëtarët do të vazhdojnë protestat./abcnews.al