Izraeli e shpalli “non grata”/ Shefi i OKB-së: Dënoj fuqishëm sulmin me raketa të Iranit

schedule16:45 - 2 Tetor, 2024

schedule 16:45 - 2 Tetor, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dha një deklaratë në një takim të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.

Guterres i tha këshillit se ai “dënon fuqishëm” sulmin iranian ndaj Izraelit dhe kjo duhet të ishte “e qartë” nga deklarata e tij e mëparshme, shkruan Sky News.

Më herët gjatë ditës, Guterresit iu ndalua hyrja në Izrael pasi vendi e akuzoi atë se kishte një paragjykim anti-izraelit, sepse ai nuk iu referua Iranit në një deklaratë për konfliktin e vazhdueshëm.

Duke folur për situatën në Liban, ai bën thirrje që të “respektohet” sovraniteti i vendit.

“Forcat e Izraelit kanë kryer sulme të pamëshirshme ajrore në të gjithë Libanin, duke përfshirë Bejrutin”, theksoi ai.

“Civilët po paguajnë një çmim të tmerrshëm, të cilin unë e dënoj plotësisht. Është absolutisht thelbësore të shmanget një luftë e plotë në Liban, e cila do të kishte pasoja të thella dhe shkatërruese”, shtoi Guterres./abcnews.al