Diddy të tjera akuza/ 120 persona do padisin producentin e njohur muzikor për abuzim seksual

schedule15:48 - 2 Tetor, 2024

schedule 15:48 - 2 Tetor, 2024

120 persona kanë akuzuar producentin e njohur muzikor, Sean Diddy Combs, për abuzime seksuale gjatë një periudhe prej 25 vjetësh. Disa prej “viktimave” të Diddy raportohet se janë të mitur, ne mesin e tyre edhe një  9-vjeçar.

Avokati që do të përfaqësojë të 120 persona, tha se  një prej personave që ka ngritur padinë ka qenë vetëm 9 vjec kur u abuzua nga producenti i njohur muzikor.

“Ky individ u abuzua seksualisht nga Sean Combs dhe disa njerëz të tjerë në studio, me premtimin se do të nënshkroi  një marrëveshje diskografike.” Tha avokati Tony Buzbee,

Combs themeloi Bad Boy Records në vitin 1993.“Djem të tjerë ishin gjithashtu atje për audicione,” tha Buzbee. Avokati pretendoi se abuzimi që pretendohet ka ndodhur kryesisht në festa të mbajtura në Nju Jork, Kaliforni dhe Florida, ku individëve u jepeshin pije me drogë.

Ekipi ligjor i Diddy reagoi ndaj akuzave të reja menjëherë.

‘Combs mohon në mënyrë të prerë dhe kategorikisht si të rremë dhe shpifës çdo pretendim se ai ka abuzuar seksualisht me këdo, duke përfshirë edhe të miturit”, tha avokatja e Combs.

Combs, 54 vjeç, është mbyllur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn që kur u deklarua i pafajshëm më 17 shtator ndaj akuzave federale se ai përdori “fuqinë dhe prestigjin” e tij për të detyruar femrat që kanë qënë tëdroguara të krynin marrëdhënie seksuale me te tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!