TIRANË- Teuta Nunaj, eksperte e çështjeve të ekonomisë, e ftuar në “Money Report” në ABC News u shpreh optimiste se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mund të vijojë të ulë normën bazë të interesit.
Ajo shtoi se duke marrë në shqyrtim treguesit makro të ekonomisë, Banka Qendrore i ka të gjitha treguesit se ulja e normës së interesit do ishte një hap i drejtë. Kjo masë shtoi ajo do ta çlironte sistemin e kredimarrjes.
“Unë gjykoj se do ketë një lehtësi, jo vetëm se Banka Qendrore Evropiane e ka ndërmarrë një veprim të tillë, por se në Shqipëri kemi një normë të ulët interesi, treg të qëndrueshëm dhe një ekonomi në rritje dhe këto janë tregues, që mund ta çojnë Bankën e Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit.”, tha ajo./ abcnews.al