“Nuk ka bojkot në parlament”/ Gjekmarkaj: Do kemi protestë madhështore dhe emancipuese. Minxhozi: Kolaps në hyrje të fushatës

schedule21:11 - 1 Tetor, 2024

schedule 21:11 - 1 Tetor, 2024

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj thotë se protesta e thirrur me 7 Tetor do të jetë madhështore dhe emancipuese. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, duke komentuar zjarrin dhe dhunën në seancën e së hënës në Kuvend, ai tha se opozita nuk ka shpallur bojkot.

Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi u shpreh se periudha parazgjedhore do të jetë në kolaps, pasi opozita do të vijojë me skenarin e saj të dhunës.

Pjesë nga diskutimi:

Agron Gjekmarkaj: Ne mbështesim integrimin me patjetër në çdo kusht edhe pse jemi të bindur që kjo qeveri nuk ka asgjë evropiane dhe s’ka plotësuar asnjë standard qe kërkon BE, dhe ka 4 vjet që manipulon dhe shpresojmë që të hapen negociatat dhe BE të jetë më monitorues ndaj gënjeshtrave që ndodhin në Shqipëri. Shtimi i monitorimit është i rëndësishëm sepse aspirojmë Evropën dhe duke qenë më afër nga pikëpamja procedurale do të monitorojë shqetësimet që kemi ngritur. Sa i përket çështjes së Minxhozit, e kanë mbyllur njerëzit vetë dhe s’ka arsye të kthehem unë dhe të dal kundër vullnetit të qytetarëve. Më vjen keq që problemet kërkohen gjithmonë të opozita dhe ju nuk shqetësoheni si intelektualë të këtij vendi për agresionin dhe planin për të zhbërë opozitën. Nuk është garanci duartrokitja apo fitorja e partisë së liderit. Po cenohet drejtësia dhe pavarësia e saj, e cila është e njëanshme.

Skënder Minxhozi: Shoh që kjo parti në pushtet aq e fortë sa duhet, aq e dobët edhe është. Do t’i vijë cikli që ta largojë kryetarin e saj të dytë jetëgjatë të saj. Problemi është që kur rivali yt kryesor ndodhet në fillimet e fundit të kryetarit të dytë të madh, ndërkohë që ju ndodheni te rizgjimi dhe rikthimi në skenë i kryetarit të parë. Nano e ka lënë politikën në moshën 53 vjeçare. Çfarë krahasimi mund të bëjmë këtu. Fare mirë mund të na thoni nuk na lini rehat se jemi mirë. Problem është se këtu po diskutojmë

Agron Gjekmarkaj: Nuk dua të vë emra gjykimi por mendoj se nëse në Shqipëri do të bëheshin zgjedhje të ndershme…Nuk ka investim. Çdo parti duhet të fitojë me mjete politike, jo të mbyllësh gojën dhe të gjunjëzosh kundërshtarin me mjete ekstra politike. Me mjete ilegale mund të rrish në pushtet sa të duash.

Sokol Balla: Këto dy gjykata që dhanë vulën dhe me të drejtë…

Agron Gjekmarkaj: Ishin të detyruar ta certifikonin sepse përndryshe do të ishte non sens i madh, një tjetër grusht shteti brenda gjykatash. Dua të dal te një përgjigje që është edhe politike edhe patetike por edhe e vërtetë. Pengimi i rrotacionit është problem dhe ngërçi më i madh që ka Shqipëria me mjete ekstra politike. Kjo arrihet nëpërmjet një qeverie teknike dhe të besimit që çliron administratën, relativizon lidhjet me paratë publike, me botën e krimit, garanci kushtetuese për kodin zgjedhor. Ta bëjmë siç e ka Greqia dhe MV që shqiptarët të kenë një klimë besimi dhe jo presioni. Presioni ndihet kudo në çdo qark të vendit. Opozita ka vetëm fjalën, atëherë ka edhe popullin që do ta nxjerrë të hënën.

Sokol Balla: Ka edhe të vërtetën…

Agron Gjekmarkaj: Është në sytë e kujdo që opozita është nën shantazh. Ne nuk mund të kthejmë faqen herë pas here. Ne duhet të mbrojmë votuesit, Shqipërinë dhe sistemin dhe këtë e kemi detyrë sa politike por edhe si shqiptarë, patriotike.

Skënder Minxhozi: Shoh një kolaps që do të na shoqërojë në këtë hyrje në fushatë. Nuk ia bëra kot pyetjen zotit Gjekmarkaj nëse do të rikthen në poltronet e tyre në kuvend….

Agron Gjekmarkaj: Ne nuk kemi shpallur bojkot. Ne konsistojmë në parlament me mënyrat tona.

Skënder Minxhozi: Ne do të shohim deri në zgjedhje atë foton atje, e shoqëruar me bilbila dhe fishekzjarre që do të thotë se do të hiqni fjalën vetes për ligje shumë sensitive që do të kalojnë dhe që kjo maxhorancë me shumë dredhi dhe kënaqësi të heshtur, do t’i kalojë për 30 sekonda vetëm me një ngritje dore dhe ju s’do të jeni fare në pozicionin tuaj të opozitës. Ia keni lehtësuar shumë punën Edi Ramës. Do të bëni vetëm një gjë, qeveria do të kalojë gjithçka për dy minuta.

Agron Gjekmarkaj: Ne shoqërinë po thërrasim në kauzë. Po përpiqemi ta sensibilizojmë dhe mendoj se kjo sintoni do ta çojë vendin drejt mundësive të reja. Me 7 kemi një protestë madhështore dhe emancipuese. Besoj se Shqipëria do të jetë më e mirë një ditë më pas.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!