“Pas 34 vitesh, kemi frikë për lirinë e fjalës”/ Minxhozi-Gjekmarkajt në “Real Story”: Opozita ka precedentë të këqinj…

schedule20:47 - 1 Tetor, 2024

schedule 20:47 - 1 Tetor, 2024

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe analisti Skënder Minxhozi u përfshinë në një diskutim teksa po flisnin për veprimet e fundit opozitare në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla.

Gjekmarkaj tha se shteti po kufizon lirinë e fjalës ndërkohë që Minxhozi i përmendi atij që edhe PD ka precedentë të këqij në këtë drejtim.

Pjesë nga diskutimi:

Agron Gjekmarkaj: E dyta, nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri se ka nuancë në ’92 dhe ’96 por nuk ka ndodhur që i gjithë zinxhiri komandues i opozitës t’i grumbullohen të gjitha mëkatet në vitin e tij elektoral, në një kohë kur reforma në drejtësi ka pasur kohë të gjykojë secilin dhe të dalë në përfundimin. Kjo e kthen drejtësinë në një aleat të pushteti duke krijuar dyshime për vitin elektoral, zgjedhjet dhe rezultatin. Prandaj opozita është në protestë sepse sheh gjueti shtrigash. Një opozitë në pranga nën kërcënim si do të shkojmë në zgjedhje nëse nuk i japim Shqipërisë qeveri teknike.

Sokol Balla: Ndërkohë ke ministra, ish ministra, bashkiakë që janë në burg.

Agron Gjekmarkaj: Ata nuk kanë asnjë peshë në kandarin e gjësë sepse i ndërron si pjesë këmbimi sepse ushqen masën e gjerë me iluzione të drejtësisë.

Sokol Balla: Si politikan nuk të takon të flasësh kështu sepse ti thua që gjysma e popullsisë është idiote se e manipulon Rama dhe gjysma tjetër është e zgjuar se ju përfaqëson juve. Maxhoranca ka 1/3 e grupit parlamentar në ndjekje penale dhe hetim pasuror.

Agron Gjekmarkaj: Nuk ka shenjë barazimi sepse është goditur opozita në kokën e vet që të jetë e turbullosur, por s’do të ndodhë kështu. Kjo qeveri ka konsumuar tre mandate dhe nga mandate në mandate, thjesht ka marrë një mandate të shtuar skandalesh dhe vjedhjesh, për të vënë ministra të paaftë, për të shtuar gjuhën e arrogancës. Do t’ju vijë radha edhe ju si në atë shtetin që është mik me Edi Ramën.

Sokol Balla: Shteti bektashi…

Agron Gjekmarkaj: Jo ai tjetri pak më lart.

Sokol Balla: Ka modele plot.

Afgron Gjekmarkaj: Modele ku ndërron redaksia e një gazete brenda nate. Minxhozit nuk i pëlqejnë disa nuanca sado që..

Sokol Balla: Me thënë të vërtetën, hera e fundit që më kujtohet kjo, është vjeshta e 95 te gazeta shqiptare kur internuan Bollinon dhe donin të sillnin një redaksi tjetër. Na erdhi kryeredaktori me pistoletë.

Skënder Minxhozi: Mu drejtove pak kështu por ne kujtojmë gjëra të tjera.

Agron Gjekmarkaj: Unë nuk dua pas 34 vitesh që kemi pasur iluzione që të kthehemi tani dhe të kemi frikë për fjalën.

Skënder Minxhozi: Ne kemi parë që është djegur gazeta më e madhe në Shqipëri. Meqë flasim për modele, u fute pikërisht aty ku nuk duhet futur asnjë zyrtar i PD-së në të tip polemike sepse në fund fare del keq. Nuk po them ti por zyrtarët e PD-së që përmendin lirinë e shtypit dhe të opozitës, precedentët janë të këqij.

Agron Gjekmarkaj: Precedentët nuk duhet të përsëriten më në Shqipëri./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!