Pengu, lidhja e veçantë me Shqipërinë dhe rikthimi: Sadiku rrëfen gjithçka

schedule19:48 - 21 Nëntor, 2019

schedule 19:48 - 21 Nëntor, 2019

Armando Sadiku e ka të vështirë të qëndrojë jashtë fushave të blerta dhe larg golit. Sulmuesi i Malagës ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe është gati të japë kontributin e tij për ekipin andaluzian.

28-vjeçari do të dëshironte të ishte pjesë e Shqipërisë në ndeshjen kundër Francës në stadiumin e ri. Një mungesë të tillë e ka vuajtur. Në prononcimin e dhënë për mediat iberike, 28-vjeçari tregon lidhjen e madhe me kombëtaren dhe është gati t’i japë një dorë Malagës për t’u ngjitur në renditjen e La Liga 2.

Të luash për kombëtaren është një emocion i madh dhe gjithmonë ndjej diçka speciale kur vesh bluzën e Shqipërisë. Kësaj radhe nuk munda të shkoj për shkak të dëmtimit. Kishim një grup të vështirë dhe nuk ia dolëm të kualifikoheshim në Europian.

Duhet të shohim përpara dhe të mendojmë për eliminatoret e Botërorit 2022. Vuajta për shkak të dëmtimit, dëshiroja të luaja. Jam i lumtur që jam rikthyer. Malaga ka zhvilluar ndeshje të mira, por na ka munguar goli“, përfundon sulmuesi nga Elbasani, i cili ka gjetur tre herë golin gjatë këtij sezoni në divizionin e dytë të futbollit spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!