Dita e parë si kryebashkiak/ Tavo: Do të realizoj premtimet. Në fokus, projektet infrastrukturore dhe çështja e pronave

schedule15:20 - 30 Shtator, 2024

schedule 15:20 - 30 Shtator, 2024

Dita e fundit e shtatorit ishte dita e parë e Vangjel Tavos në krye të bashkisë Himarë.

Fill pas betimit ai iu drejtua zyrës së tij ku zhvilloi një takim të shkurtër me administratën e bashkisë.

Më pas doli në terren ku e para punë ishte takimi me operatorët turistikë për të mësuar mbi ecurinë dhe problematikat e sezonit që në Himarë nuk ështe mbyllur ende.

Tavo u shpreh se nën drejtimin e tij prioritet do të kenë projektet infrastrukturore por edhe çështja e pronave që siç tha është drejt zgjidhjes.

Qytetarët janë shpresëplotë se me Tavon në krye Himarës nuk do t`i mungojë zhvillimi.

Presin që kryetari i ri të mos ketë veset e të vjetërve që siç thonë menduan vetëm për veten e jo për qytetarët.

Prej majit të vitit të shkuar Himara përjetoi një situatë të paprecedentë ky dy kryetarë të saj përfunduan pas hekurave njëri për krime zgjedhore e tjetri për abuzim me detyrën. Me zgjedhjen e Tavos banorët shpresojnë qëndrueshmëri e zhvillim për qytetin në jug të vendit./abcnews.al